Burime për A2CNN: Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici

Nga Igli Çelmeta
2 Shkurt 2026, 19:06 | Kronikë

Burime për A2CNN: Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici me iniciale B.K., në lidhje me atentatin në Rrilë të Lezhës.

Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, shkruan A2.

Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit.

Gjatë sulmit me armë, efektivi i është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen, policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos