
Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin paraprak të dosjes "Veliaj", ndërsa u tërhoq për vendim në seancën e 9 shkurtit në orën 12:00.
Seanca u shty përtej afatit 5 ditor për shkak të kërkesës së Veliajt për përjashtim të gjyqtares, nëse e depoziton atë me shkrim, shkruan A2 CNN.
Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garantonte mbrojtje efektive. Sipas tij, avokatja nuk e njeh dosjen dhe se edhe ai vetë nuk është njohur me të gjitha aktet e saj.
Avokatja Teodoresku ka kërkuar kohë shtesë, duke pohuar se e ka takuar vetëm një herë në paraburgim Veliaj. Sipas saj, ajo ka qëndruar vetëm një orë, pasi aq mund ta priste taksia, shkruan A2 CNN.
Gjykata ka vendosur të kalojë në konkluzione përfundimtare. Avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, është larguar nga salla. Pas tij është larguar edhe kryebashkiaku, pasi ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares paraprake, Etleva Deda.
(A2 Televizion)