25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 15:03 | Kronikë

 

25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë

Një 25-vjeçar nga Saranda me inicialet G.D. është arrestuar nga policia menjëherë pasi kishte kryer vjedhje në dy banesa në Kavajë, raporton A2CNN. 

“Blutë” bëjnë me dije se i kanë sekuestruar 5 ora dhe 3 unaza, që ishin aksesorët e vjedhur nga i riu, i dënuar më pare për të njëjtin krim.

Gjatë operacionit “Houses” u zbardhën tri tentative për vjedhje në banesa. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos