Tension në seancën paraprake, Veliaj kundërshton avokaten, braktis seancën dhe kërkon përjashtimin e gjyqtares

Nga Armand Bajrami
2 Shkurt 2026, 13:22 | Kronikë

Tension në seancën paraprake, Veliaj kundërshton avokaten,

Seanca e sotme e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurva është zhvilluar mes debateve mbi avokaten kryesisht të kryebashkiakut.

Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garantonte mbrojtje efektive. Sipas tij, avokatja nuk e njeh dosjen dhe se edhe ai vetë nuk është njohur me të gjitha aktet e saj.

Avokatja Teodoresku ka kërkuar kohë shtesë, duke pohuar se e ka takuar vetëm një herë në paraburgim Veliaj. Sipas saj, ajo ka qëndruar vetëm një orë, pasi aq mund ta priste taksia, shkruan A2 CNN.

Gjykata ka vendosur të kalojë në konkluzione përfundimtare. Avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, është larguar nga salla. Pas tij është larguar edhe kryebashkiaku, pasi ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares paraprake, Etleva Deda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos