I mori jetën kolegut picier, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit në gjyq

Nga Armand Bajrami
1 Nëntor 2025, 12:15 | Kronikë

I mori jetën kolegut picier, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit

Filip Shehu, 41-vjeçari që vrau me thikë kolegun e tij 34-vjecar, Indrit Ismaillari, doli para gjykatës së Tiranës, e cila vendosi ta izolojë në paraburgim. Gjatë seancës 41-vjeçari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar nga kolegu i tij.

"Nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra", është shprehur Filipi. Në vijim ai ka pretenduar se i ndjeri mbante një thikë dhe se disa herë i kishte thënë që "nuk e çaj kokën për ty".

Nga salla e gjyqit 41-vjeçari i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ismaillarit, duke pohuar se vdekjen e tij e kishte mësuar një ditë më parë, pasi mendonte se vetëm e kishte plagosur.

Përmes avokatit, Ilir Murati, Filipi pretendoi se ngjarja kishte ndodhur në kushte të tronditjes psikike. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital të kujdesit mendor për klientin, deri në kryerjen e një akt-ekspertimi psiko-ligjor të tij. Mbrojtja paraqiti disa dokumente mes të cilave pretendoi se 41 vjeçari kurohej prej 13 vitesh për probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos