Zbulohet një ambient i përshtatur për tharje kanabisi në zonën e Mukjes

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 11:05 | Kronikë

Zbulohet një ambient i përshtatur për tharje kanabisi në

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, këtë herë në zonën malore të Mukjes, ku janë sekuestruar 516 gramë kanabis.

Gjatë aksionit u arrestua 42-vjeçari me inicialet J. M., i cili akuzohet se kishte improvizuar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, ku thante bimë narkotike dhe i përgatiste për shitje.

Në të njëjtën kohë, është vënë nën hetim shtetasi B. M., 59 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale, por nuk e kishte kallëzuar në organet kompetente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos