Deputeti Bujar Çela paraqitet në SPAK

Nga Armand Bajrami
30 Tetor 2024, 10:16 | Kronikë

Deputeti Bujar Çela paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Çela shoqërohej nga një avokat.

Në 7 mars të këtij viti, Prokuroria e Fierit kaloi për kompetencë në SPAK hetimin e shpërthimit të ndodhur më 1 mars në një magazinë në pronësi të deputetit në Lushnjë, ku u vranë 2 vetë e u plagosën 7 të tjerë, përfshi Çelën, shkruan A2 CNN.

Për këtë ngjarje deputeti është hetuar për veprat penale të "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtimit të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos