Ndezi zjarr në stallë për t’u ngrohur, por përfshihet nga flakët dhe vdes

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 21:10 | Kronikë
Ndezi zjarr në stallë për t’u ngrohur, por përfshihet
Fotot ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marjan të njësisë administrative Lekas në Korçë. Një person ka humbur jetën pasi ndezi zjarr brenda stallës për t’u ngrohur.

A2 CNN mëson se flakët e zjarrit dolën jashtë kontrollit duke përfshirë të gjithë stallën dhe duke lënduar rëndë Shpëtim Fetahun, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një stan në fshatin Marjan të njësisë administrative Lekas. Policia po heton për shkaqet e këtij zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos