Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është futur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kjo është hera e tretë që Dogjani paraqitet në SPAK. Sipas tij, është kallëzuar për fshehje të pasurisë, vepër për të cilën SPAK po heton, shkruan A2 CNN. Sipas Dogjanit, SPAK po heton mbi një apartament prej 100 m2 në të cilin ai jeton prej 20 vitesh.
Përveç këtij kallëzimi, deputeti demokrat është referuar nga Policia e Shtetit në SPAK për aksionin opozitar të 30 shtatorit ku u dogjën disa karrige të sallës së Kuvendit. (A2 Televizion)