
Policia arrestoi 4 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë për rrahjen brutale që iu bë dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.
Për ngjarjen e ndodhur më shumë se 24 orë më parë në zonën e Thumanës policia shoqëroi në total 8 persona ndërsa në pranga ranë Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.
Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit Rexhep Rraja.
Sipas policisë shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një gurore në fshatin Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, i afërm I deputetit socialist i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për aktivitetin.
Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin bërë denoncim në polici se shpërthimet gjatë punimeve në gurore kishin krijuar dëme materiale në banesat e tyre por edhe shqetësime.
Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores kur grupi i dhunuesve mësynë lokalin dhe filluan ti godasin me shkopinj deri sa njërit prej kushërinjve Maja i bie te fiket teksa goditet ndërsa dhunuesit i drejtojnë dhe pistoletën. (A2 Televizion)