Dhunoi infermierin e Urgjencës në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 14:21 | Kronikë

Dhunoi infermierin e Urgjencës në Durrës, arrestohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar një infermier të urgjencës në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. H., 36 vjeç, ndërsa është proceduar penalisht një 17-vjeçar, pasi dyshohet se është përfshirë dhe ai në ngjarje.

“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos