Digjen 5 automjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 12:13 | Kronikë

Digjen 5 automjete të tonazhit të rëndë në një

Pesë automjetet të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët pas mesnate në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.

Sipas policisë dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që vetë administratori i gurores ka njoftuar ngjarjen.

“Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos