Digjen dy apartamente në Korçë dhe Pogradec

Nga Artin Halili
11 Dhjetor 2024, 20:14 | Kronikë

Digjen dy apartamente në Korçë dhe Pogradec

Një apartament në lagjen 14 të Korçës është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Deri tani policia nuk ka bërë me dije shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se 60-vjeçari i cili banonte në këtë apartament të ketë lënë ndezur pajisjet elektrike që përdoreshin për ngrohje.

Zjarri në katin e parë të këtij apartamenti ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët deri në mbërritjen e zjarrfikësve janë munduar me mjete rrethanore të fiknin zjarrin.

Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme një tjetër njoftim për zjarr në apartament u dha nga banorë të lagjes numër 2 në Pogradec. Me mbërritjen e zjarrfikësve që arritën në kohë u evitua djegia e apartamentit.

Shkak për flakët ishte bërë një tenxhere që ishte harruar mbi sobën e gatimit nga familjarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos