Digjen dy automjete në Maliq

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 09:58 | Kronikë

Digjen dy automjete në Maliq

Dy automjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht.

Dyshohet se automjetet mund të kenë marrë flakë nga tela të energjisë elektrike që ishin në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos