Shqipëria ka mbyllur përgatitjet teknike për 5 kapituj të tjerë në negociatat me Bashkimin Europian, përveç 4 të parëve që kanë marrë tashmë aprovimin e Brukselit, shpjegoi kryenegociatorja dhe ministrja Majlinda Dhuka në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.
Këto javë pritet vlerësimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare në COELA dhe COREPER, ndërsa një tjetër kapitull është në proces pune.
Mbyllja e këtyre 6kapitujve të tjerë pritet të zyrtarizohet me një mbledhje të përbashkët të Brukselit dhe Tiranës në Dhjetor. Kjo ecuri do të respektonte udhërrëfyesin e Komisionit për të mbyllur 10 kapituj këtë vit, për të vijuar më pas me mbylljen e 10kapitujve të tjerë brenda Qershorit 2027, si dhe 13 kapitujve të fundit brenda Dhjetorit të vitit tjetër.
Sa i përket Malit të Zi, ministrja Dhuka tha se krahasimi është i pavend, pasi bëhet fjalë për dy realitete të ndryshme. (A2 Televizion)