Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Ky është sabotazh, fitore historike në Iran

Nga Rosalba Bejdo
10 Nëntor 2026, 15:40 | Bota

Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Ky

Farsë dhe sabotazh. Sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth, ka përdorur këto fjalë për të sulmuar përpjekjet për ta shkarkuar nga detyra, për mënyrën se si ka menaxhuar luftën me Iranin. Në konferencën e tij të parë për shtyp në disa muaj, Hegseth u shfaq me tone sfiduese dhe kaloi menjëherë në sulm. Operacionin e përbashkët ushtarak me Izraelin kundër Iranit ai e quajti një fitore historike dhe gjënë e duhur për tu bërë.

Duke ju referuar republikanit Thomas Massie i cili të hënën nisi përpjekjet për shkarkimin e tij, shefi i Pentagonit tha se ajo që po përpiqet të bëjë ky kongresmen i pakënaqur dhe i mundur, siç e cilësoi, nuk është llogaridhënie por një farsë dhe një shfaqje e sajuar.

“E gjitha kjo është një farsë një shfaqje e sajuar. Dhe të gjithë e dinë. Në 250 vite e republikës sonë, asnjë Sekretar i Mbrojtjes nuk është përballur me procedurat e impeachment për ndërmarrjen e operacioneve të ligjshme ushtarake, dhe ne rastin tonë edhe të suksesshme. Mbështes me forcë secilin për këtyre operacioneve , isha krenar që i zbatova dhe do ta bëja sërish nesër”, tha ai.

Teksa i mëshoi gjithashtu asaj që e quajti fitore në Venezuelë, Hegseth akuzoi mediat nuk do të pranojë kurrë suksesin ushtarak pasi ato urrejnë presidentin më shumë nga ç’ duan SHBA dhe trupat e vet. Kërkesa për shkarkimin e tij u paraqit të hënën në Kongres nga republikani Thomas Massie, i cili e akuzon Hegsethin për shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës, kryesisht lidhur me menaxhimin e luftës kundër Iranit, por edhe me operacionet ushtarake në Jemen dhe Venezuelë.

Megjithatë nisma me gjasë do të dështojë pasi republikanët mbeten në kontroll të kongresit deri në janar, çka nënkupton se kanë shumicën. Presidenti Trump vijon të jetë i zëshëm në mbrojtje të tij,  dhe në një postim të fundit e quajti humbës ligjvënësin Thomas Massie, dhe tha se Hegseth duhet të vlerësohet e jo shkarkohet.

Megjithatë në Uashington kanë nisur të qarkullojnë pasuesit e mundshëm të Hegseth, ndër të cilët favorit është guvernatori i Floridas Ron De Santis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos