Iu gjet kokainë dhe kanabis në makinë, 3 të arrestuar në Korçë

Nga Artin Halili
2 Qershor 2025, 08:33 | Kronikë

Iu gjet kokainë dhe kanabis në makinë, 3 të arrestuar

Tre persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Korçës, si rezultat i finalizimit të një tjetër operacioni antidrogë. Ata u kapën në orët e para të mëngjesit, teksa lëviznin me automjet dhe iu gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe mjete për peshimin e tyre.

A2 CNN mëson se të arrestuarit janë; Olger Shullëri, Zini Çiço dhe J. Çiço.

Nga kontrollet e ushtruara në automjet, banesa dhe një ambient privat, u sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një sasi lekësh

Ky është operacioni i tretë antidrogë në qytetin e Korçës brenda pak ditëve, teksa numri i të arrestuarve shkon në 6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos