Një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit në afërsi të Kalimashit, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht shoferi. Pamjet tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të përfshirë totalisht nga zjarri me tym të zi që ngrihet në ajër dhe flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të kabinës.
A2 CNN mëson se nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa shkaqet që çuan në këtë incident mbeten të paqarta.
Mjeti ka marrë flakë kur në këtë segment ka patur edhe fluks të lartë mjetesh të Kosovës, të cilat ktheheshin pas kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar, ndërsa flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse.
Kamioni ishte duke transportuar artikuj ushqimorë dhe pije energjike. (A2 Televizion)