Dy makina zyrtare të komunës së Zveçanit janë djegur në orët e para të së premtes. Ato kanë qenë të parkuara pranë ndërtesës së komunës.
“Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin dy veturave zyrtare, të cilat ishin të parkuara para komunës. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, u njoftua nga policia.
Përpos dëmeve materiale, nuk ka pas të lënduar. Ky incident vjen vetëm pak ditë pas hedhjes së një mjeti shpërthyes pranë liqenit të Ujmanit ku u dëmtuan dy vetura të tjera. (A2 Televizion)