Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Hoxha.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. (A2 Televizion)