Digjet makina e ish-efektivit të Policisë në Pogradec, cilat janë dyshimet e para

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 12:06 | Kronikë

Digjet makina e ish-efektivit të Policisë në Pogradec, cilat

Një automjet tip "Volswagen" është djegur ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

Mësohet se makina e djegur i përkaset një ish-efektivi policie, i cili quhet Leonard Dervishallari, shkruan A2 CNN.

Nga komunikimi telefonik me të, raportohet se ai ka deklaruar se makina ka 15 ditë që nuk lëviz nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar totalisht mundësinë e një djegie aksidentale, siç është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas Dervishllarit, ka dyshime se zjarri është vendosur në automjet, ndërkohë ai për këtë gjë ka bërë denoncimin e tij pranë komisariatit të Pogradecit për dyshimet që ka. por pa dhënë detaje.

Policia ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip "Volswagen", në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos