Digjet vila 3-katëshe në Berat, dyshohet se ishte lyer me benzinë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 09:41 | Kronikë

Digjet vila 3-katëshe në Berat, dyshohet se ishte lyer me benzinë

Një vilë 3-katëshe është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në qytetin e Beratit, në lagjen “30-Vjetori”.

Objekti që u dogj është në pronësi të shtetasit D.Q., i cili prej kohësh jeton jashtë, teksa në vilë banonte vetëm babai i tij i moshuar.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur lokalizimin e flakëve, teksa nxorën dhe të moshuarin Sh.Q.

Paraprakisht, në vilë ka dëme të mëdha në katin e saj të tretë, ndërkohë që kanë nisur dhe hetimet pasi ka dyshime që ndaj saj është hedhur benzinë dhe më pas i është vënë flaka.

Policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të përforcuar më tej dyshimet e saj për zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos