Kapen 500 kg kanabis në Vlorë, destinacioni ishte Turqia, 7 të arrestuar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 09:27 | Kronikë

Policia e Vlorës ka organizuar një operacion antidrogë gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit, në fund të së cilit janë sekuestruar rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas drejtuesve të policisë së qytetit bregdetar, lënda narkotike u kap në një automjet tip furgon, teksa po transportohej për t’u ngarkuar në gomone, ndërkohë që destinacioni përfundimtar ishte Turqia.

Me mbështetjen e forcave operacionale të DVP, Vlorë dhe forcave RENEA, u bë i mundur arrestimi i shtetasve, Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meçi

Këta persona vepronin në mënyrë të organizuar në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që disa të tjerë janë në kërkim, por emrat e tyre nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi dhe dy armë zjarri, si dhe 4 automjete.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos