Do çonin para në Dubai, Paris e Bolonja, sekuestrohen 99 270 euro dhe 1.240.000 lekë në Rinas

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 10:52 | Kronikë

Do çonin para në Dubai, Paris e Bolonja, sekuestrohen 99 270 euro

Policia e Rinasit ka goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, 3 personave që tentonin të kalonin në Dubai, Paris dhe Bolonja.

“Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos