Një zjarr masiv ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha në Gjorgoz të Bashkisë Patos.
Sipas informacioneve nga reparti zjarrfikës Patos bëhet me dije se në vendngjarje kane shkuar tre automjete zjarrfikëse dhe 18 forca policie zjarrfikëse për të shuar flakët.
Po sipas ktyre burimeve mësohet se flakët e zjarrit po ndihmoen nga era e fortë që po fryn në këto momente, duke llogaritur që pylli shtrihet në luginën e lumit Gjanica, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se gjatë verës së kaluar, pati një numër të lartë zjarresh në Shqipëri, të favorizuar edhe nga i nxehti dhe era. (A2 Televizion)