Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 10:26 | Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Në kuadër të operacionit “Double Flames“ u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. D., 28 vjeç.

Këta dy persona në mënyrë të qëllimshme i vunë zjarrin dy automjeteve ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”.

Policia ka përdorur kamerat e bizneseve për identifikimin e dy autorëve, të cilët fillimisht ishin me kapuç, por e hoqën maskimin e tyre pas ngjarjes, qindra metra më larg, duke menduar se kishin humbur gjurmët.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos