Plagosja në Vlorë, pranga autorit dhe një personi të përfshirë në sherr

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 08:42 | Kronikë

Plagosja në Vlorë, pranga autorit dhe një personi të

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj.

Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena.

Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta.

I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në  banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.

Ndërsa në automjetin e shtetasit Andreino Lena me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin Bledar Skënderaj drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos