U plagos në atentatin e Rinasit, ja si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 09:34 | Kronikë

U plagos në atentatin e Rinasit, ja si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit

Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.

Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës. Ata ishin kthyer ditën e djeshme në Shqipëri.

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. “Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta.

Ndërkohë, mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin po udhëtonin kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, është në pronësi të një personi të tretë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos