Gjykata e Posaçme ka vendosur, këtë të enjte, të shtyjë për më 14 dhjetor seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.
Përmes një deklarate, Mediu njoftonte gjykatën se dëshironte të merrte pjesë në seancë, por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament në seancën për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Në seancën e radhës për Gërdecin, do të thirren 7 dëshmitarët e fundit të SPAK, mes të cilëve Shkëlzen Berisha dhe ish-deputeti Aldo Bumçi. (A2 Televizion)