Dosja “Partizani”, SPAK njofton Berishën dhe Malltezin për t’i marrë në pyetje

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 12:58 | Kronikë



SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta pyetur nesër (të mërkurën), në cilësinë e personit nën hetim për dosjen "Partizani".

Ndërsa ish-kryeministrit Sali Berisha i është dërguar njoftim për të enjten.

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Të dy i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë sot, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos