SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, person nën hetim për dosjen "Partizani". Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimim e Apelit, që zbuti masën e sigurisë "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.
Burime pranë SPAK konfirmuan se rekursi është depozituar në Gjykatën e Lartë.
Pak më parë Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos i liruar nga sekuestroja.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte kërkuar kthimin e celularit, kompjuterëve dhe të disa materialeve të tjera që u sekuestruan më herët me urdhër të SPAK.
Aktualisht, Malltezi po hetohet në masën e sigurisë "arrest në shtëpi". (A2 Televizion)