Drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe kanosin efektivin, arrestohet 40-vjeçari, i gjenden municione në banesë

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 12:55 | Kronikë

Drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe kanosin efektivin,

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin  automjetit  duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos