Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk ka detaje mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, ndërkohë që në orët në vijim priten detaje shtesë rreth këtij rasti.
Kujtojmë se në SPAK gjatë dy viteve të fundit janë paraqitur një sërë zyrtarësh të lartë të Policisë, Politikës, por edhe anëtarë të krimit të organizuar, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, sjellim në vëmendje se mes zyrtarëve të lartë të arrestuar me urdhër të SPAK janë ish-Presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. (A2 Televizion)