Merr flakë byrektorja në Pogradec, shpërthen bombola e gazit

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 10:26 | Kronikë

Merr flakë byrektorja në Pogradec, shpërthen bombola e gazit

Një byrektore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Agjencia” dhe mësohet se zjarri ka ardhur pas shpërthimit të një bombole gazi.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëme materiale. Zjarrfikësit kanë vënë flakët në kontroll, teksa po hetohet për shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos