Dritan Dajti "sfidë" tjetër drejtësisë nga qelia: Ja çfarë kërkon pas dënimit me burgim të përjetshëm

Nga Armand Bajrami
20 Gusht 2024, 12:05 | Kronikë

Dritan Dajti, i dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ka paraqitur një tjetër kërkesë për lirim nga qelitë e burgut të Peqinit.

Në shkresën e depozituar në Gjykatën e Elbasanit, Dajti pretendon se dënimi i tij me burg për këtë ngjarje ka përfunduar më 17 gusht dhe se  nga kjo datë e në vijim ai po mbahet në qeli në rrugë jashtëgjyqësore.

Në arsyetimin e tij, Dajti pretendon se për ngjarjen e gushtit 2009 me katër të vrarë, ai është dënuar me 25 vite heqje lirie, vendimi dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda më shkurt të vitit 2019, raporton A2 CNN. 

Edhe pse ky dënim u prish nga Gjykata e Lartë, më 11 qershor 2024, duke u lënë në fuqi dënimi i përjetshëm për Dajtin, sipas tij, burgu i Peqinit, nuk zotëron asnjë urdhër ekzekutimi nga ndonjë prokurori evendit, që do të vendoste në zbatim vendimin e Gjykatës së Lartë.

Në këltë linjë arsyetimi, i dënuari përjetë pretendon sei vetmi dënim në fuqi për të, është ai me 25 vite burg, kohë të cilën e ka përfunduarmë 17 gusht.

Në këto kushte, ai i kërkon përfundimisht Gjykatës sëElbasanit të deklarojë kryesisht shuarjen e dënimit me 25 vjet burg dhe lirimine menjëhershëm. Në kërkesë Dajti nënvizon se gjykata duhet të shprehet brenda48 orësh mbi ligjshërinë ose jo të mbajtjes së tij jashtëgjyqësorë në qeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos