A2 CNN ka siguruar videon e plagosjes që ndodhi të hënën pasdite te Komuna e Parisit, ku Erion Goxharaj qëlloi disa herë në drejtim të këmbëve Lorenc Kostën. Në pamje shihet se si efekti i Policisë Kufitare, me bluzë të kuqe, i afrohert Kostës dhe qëllon në drejtim të tij duke e lënë të shtrirë në vend.
I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës ndërsa sipas mjekëve mbërriti me plagë të shumta por gjendja e tij është e stabilizuar. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës ngjarja ndodhi për motive të dobëta ndërsa mësohet se shkak u bë një ngacmim i 45-vjeçarit Kosta ndaj partneres së 30-vjeçarit Goxharaj. A2 CNN mësoi se Kosta së bashku me bashkëjetuesen e efektivit punojnë të dy në të njëjtin sektor tek Enti Rregullator i Energjisë.
Tonin Vocaj kërkoi dhe vetëdorëzimin e 30-vjeçarit. “Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë që ta kapim. i bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket nga komunikimet me mjekët i plagosuri nuk është në rrezik ekstrem për jetën”, tha Vocaj.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje Goxharaj u largua me një automjet tip Chevrolet të kuq ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e tij. (A2 Televizion)