Pesë raste të dhunës janë regjistruar në Fier brenda 24 orëve. Sipas policisë kemi të bëjmë kryesisht me dhunë në familje, ushtruar ndaj nënave, bashkëshorteve apo kushërinjve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 76 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë: arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ky shtetas u kap në flagrancë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., 43 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar dhe ka kanosur një 62-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij." (A2 Televizion)