All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dy makina përplasen kokë më kokë në aksin Pogradec - Qafë Thanë, disa të plagosur

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 16:08 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udenisht. Gazetari i A2 CNN Artin Halili raporton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin kokë me kokë, duke lënë të plagosur disa persona.

Sipas policisë, shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

All - Paragraf - 3

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", janë përplasur automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip "Seat" me drejtues shtetasin O. Xh.

All - Paragraf - 6

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip "Seat", të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.

 

All - Paragraf - 9

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos