"Dy muaj pa marrë pagat", një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2026, 13:50 | Kronikë

"Dy muaj pa marrë pagat", një grua në

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish-Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet e t’i japë fund jetës.

Videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale Lefter Maliqi, ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë.

“E rëndë! Po ndodh tani në Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish-Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i japë fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marrë pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar”, shkruan Maliqi në Facebook.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos