Goditet një tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2026, 13:18 | Kronikë

Goditet një tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast prostitucioni në qytet, duke arrestuar dy shtetase të huaja që ushtronin këtë veprimtari në një banesë të marrë me qira.

Në pranga kanë rënë një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia. Sipas Policisë, dy shtetaset kishin përshtatur banesën për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 2800 euro, 29 000 lekë dhe 5 celularë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Goditet një tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2

Njoftim i DVP Fier

Goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. 

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos