
A2 CNN ka siguruar foto nga grabitja e parave në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-parkut në Tiranë. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. A2 CNN ka mësuar se 58-vjeçari ka dalë me lekët te dera e bankës, por është ndaluar menjëherë nga policia.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha hyri me dy kallashnikovë në bankë dhe qëlloi në dysheme.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia bëri të mundur kapjen e autorit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se autori Bardhyl Fusha ka patur dy kallashnikovë.
(A2 Televizion)