Dy sherre në Elbasan dhe Gramsh kanë përfunduar me 4 persona të proceduar penalisht.
Në Elbasan ndaj një 32-vjeccari është ushtruar dhunë me sende të forta e grushte, ndërsa në qytetin e Gramshit dy persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. I., 55 vjeç dhe K. K., 34 vjeç, pasi kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin E. S., 32 vjeç, për motive të dobëta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Xh. dhe Xh. M., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)