Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, gjykata merr vendimin për babain

Nga Elitjona Doko
24 Maj 2024, 14:12 | Kronikë

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, gjykata merr vendimin

48-vjeçari Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhënie seksuale me të prej katër vitesh, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sensitivitetit të çështjes.

Fillimisht, i akuzuari u mbrojt me avokat të caktuar nga shteti, por më pas seanca u ndërpre pasi u njoftua se kanë një avokat të marë nga familja. Gjatë seancës, 48-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimin e ngritur nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e një akti të tillë.

Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues mori vendimin “arrest me burg” për Bledar Rakon.

Sakaq, në përfundim të masës, një tjeter çështje civile për lëshim urdhër-mbrojtjeje e kërkuar nga vajza u zhillua në Gjykatën e Durrësit. Por, kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues.

Ngjarja u denoncua para katër ditësh nga vajza 15-vjeçare, e cila i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos