Shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, e regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit, raporton A2 CNN.
E. Dinaj, shoqe e ish-bashkëshortes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ka bërë kërkesë në Gjyikatën e Lartë që të çlirojë nga masa e sekuestros vilën në fjalë, bllokuar nga SPAK, si pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministrit.
Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie” për çështjen e inceneratorëve, si edhe për “shpërdorim të detyrës” në çështjen “Buka sha”. (A2 Televizion)