Arrestohet adoleshenti në Tiranë, lëvizte me pistoletë pa leje

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 12:13 | Kronikë

Arrestohet adoleshenti në Tiranë, lëvizte me pistoletë pa

Policia e Tiranës arrestoi një adoleshent, të cilit iu gjet një pistoletë dhe fishekë, raporton A2 CNN.

Në pranga ra shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos