SPAK ka përfunduar pjesërisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, raporton A2 CNN. Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.
Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.
Këtë të martë, të dyve pritet t’i komunikohet vetëm njëra nga 3 akuzat, “fshehja dhe mosdeklarimni i pasurisë” për shkak se parashkruhet si vepër penale. Ndërsa për akuzat e tjera, hetimi do të vazhdojë.
Akuzat do t’u komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.
Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim, apo do të pushohet. (A2 Televizion)