Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, i pandehur në dosjen "Partizani" ka bërë përpjekjen e radhës për liri në Gjykatën e Lartë.
Sipas burimeve për A2 CNN, Malltezi kundërshton në këtë gjykatë vendimet e dy shkallëve më të ulëta për lënien e tij në masën "arrest në shtëpi", masë që e vuan prej nëntorit 2023.
Rekursin në Gjykatën e Lartë Malltezi e ka bazuar edhe në vendimarrjen e Strasburgut për çështjen "Gëllçi kundër Shqipërisë", shkruan A2 CNN.
Referuar vendimit të Gjykatës Eurpiane të të Drejtave të Njeriut, që në shqyrtimin e ankimit të ish-drejtuesit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, konstatoi shkelje të Konventës për periudhën e mbajtjes në paraburgim, avokatët e Malltezit kërkojnë shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”. (A2 Televizion)