Dyshohet se është përplasur nga një automjet, gjendet i pajetë një 42-vjeçar në afërsi të Malit të Robit

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 12:05 | Kronikë

Dyshohet se është përplasur nga një automjet, gjendet i

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës. Viktima, që u gjet në afërsi të Malit të Robit, është banues në Lushnje. 

Nga veprimet e para, dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos