Dyshohet se i shpërtheu bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, humb jetën një polumbar në Sarandë

Nga Jerola Ziaj
24 Qershor 2024, 22:46 | Kronikë

Dyshohet se i shpërtheu bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetine Sarandës mbrëmjen e së hënës. Bëhet e ditur se një polumbari, që ende nuk është identifikuar, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, e për pasojë ka humbur edhe jetën. 

Ngjarja ka ndodhur në  afërsi të Portit Detar të qytetit. 

Zhytësi u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Mësohet se ai ishte pjesë e ekuipazhit të një anijeje të huaj, të ankoruar në Radë, në Portin e Sarandës.

Polumbari, bashkë një person tjerë kishin dalë me gomone, rreth 100 metra nga porti. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur personi tjetër që ndodhej në gomone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos