Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, konfiskohen në Lezhë 7 pasuri të llojit “Arë” me sipërfaqe 15028 m2

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 16:31 | Kronikë

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, konfiskohen

Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 7 pasurive të llojit ‘Arë’ me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se konfiskimi me urdhër të GJKKO-së erdhi pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos